Aktualitet

Pasojat dhe gjendja e të dëmtuarve nga shpërthimi në Ballsh!

Shpërthimi i djeshëm në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, pati pasoja te disa punonjës. Ky shpërthim shënoi një viktimë dhe katër të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në QSUT, në Tiranë, ku po marrin edhe kujdesin e nevojshëm. Dy prej të dëmtuarve paraqiten tashmë në një gjendje të stabilizuar dhe dy të tjerët në gjendje pak më të rëndë. Sipas mjekut djegiet janë në shkallën 40%, por dy prej të dëmtuarve janë më rëndë edhe për shkak të moshës. Sidoqoftë ata po mbahen nën vëzhgim.

Burimi i lajmit: Ora News

Burimi i fotos: © By Golden-Ray – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=18970795