ShowBiz

‘Do të ishte fundi i botës për ta’, Eraldo zbulon shifrat e majme që marrin vipat nga rrjetet sociale

Eraldo Rexho është gazetari i preferuar i vipave. Ai ka qenë i ftuar së fundmi në Wake Up ku ka ndarë me ndjekësit disa sekrete të vipave.

Eraldo ka zbuluar shifrat që ata marrin nga rrjetet social.

‘Shumë biznese e kanë orientuar komunikimin e tyre në digjital në marketingun oniline dhe perzonazhet e famshëm janë ata që përfitojnë më shumë nga e gjitha kjo. Shumë prej tyre kanë kontrata vjetore tanimë prej 2-3 vitesh, ndoshta që prej pandemisë ka filluar të funksionojë kjo strategji.

Kanë kontrata vjetore dhe arkëtojnë shumë para nga Inststagrami. Shifrat fillojnë nga 300 euro për story dhe pastaj 500, deri në 5000. Është një marrëdhënie e vazhdueshme”– tha ai në “Wake Up. Nëse flasim për personazhe që arkëtojnë 5000 euro, mund të themi që është fundi i botës nëse iu hakojnë adresat’- tha ai.

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=wakeup+eraldo+rexho

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eraldorexho/