ShowBiz

U përfolën për një lidhje, Efi flirton hapur me Atdheun

Efi është një nga ish-konkurrentet e sezonit të tretë të “Për’puthen”, e cila tërhoqi vëmendjen menjëherë me pamjen dhe fizikun e saj.

Gjatë rrugëtimit të saj ajo u përfol edhe për një lidhje të mundshme me Atdhe Xharavinën edhe ky një ish-konkurrent i emisionit të dashurisë.

Mirëpo të dy e mohuan këtë fakt duke shpjeguar se ishin takuar krejt rastësisht dhe nuk kishin asgjë më tepër sesa thjesht shoqëri.

Mirëpo edhe pas këtyre deklaratave ndjekësit siç duket dëshirojnë ta shohin dyshen bashkë dhe vazhdojnë të bëjnë foto të edituara për ta.

Një të tillë ka postuar Efi në Instastory-in e saj, së bashku me videon teksa fotoja editohet dhe e ka shoqëruar me shkrimin:

“Atdhe Xharavina, sa bukur kemi dal” duke e shoqëruar me një emoji ngacmues.

Link: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/2876662083378859330/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfYtNjqIEiW/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CQJRGq4rH6w/?utm_source=ig_web_copy_link