“Dance with the stars” pritet të nisë në shtator në Top Channel.
Teksa në rrjet dyshohet se emisoni i vallëzimit do të jetë nën moderimin e Bora Zemanit, është zbuluar një nga konkurrentët e parë që do të bëhet pjesë e tij.
Sipas një burimi shumë të sigurt, Kryefjala.al zbuloi se moderatori i emisionit të mëngjesit “Wake up” Isli Islami do të jetë një nga konkurrentët e spektaklit.
Pritet që ky lajm të konfirmohet së shpejti edhe nga ai vet.
Linku: Kryefjala
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFkitRVnz4g/?utm_source=ig_web_copy_link