ShowBiz

Ylli i “Stranger Things” shpreh dëshirën për të luajtur personazhin e Britney Spears, reagon ashpër këngëtarja

Nëse Millie Bobby Brown do të luajë ndonjëherë në një film biografik të Britney Spears, do të jetë pa bekimin e këngëtares.

Një ditë pasi ylli i “Stranger Things” shprehu interesin për të luajtur yllin e popit, Spears shkoi në Instagram për ta bërë të qartë se nuk ishte e emocionuar nga ideja.

“Dëgjoj për njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time … shoku, unë nuk kam vdekur !!!”, ajo shkroi ndër të tjera në një postim të gjatë të saj.

Këngëtarja nuk e përmendi emrin e Brown, por postimi i saj erdhi menjëherë pasi aktorja u shfaq në “The Drew Barrymore Show” dhe tha se shpresonte që një ditë të luante Spears në një film biografik për të.

“Dua të luaj një person real dhe mendoj për mua, se për mua do të ishte Britney Spears. Mendoj se historia e saj, para së gjithash, ngjason me të timen. Thjesht duke u rritur në sytë e publikut, duke parë videot e saj, duke parë intervista të saj kur ishte më e re. Dua të them, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me mua.

Dëshirojë dhe ndihem sikur mund ta tregoja historinë e saj në mënyrën më të duhur”, është shprehur aktorja.

Linku: https://people.com/music/britney-spears-jokes-shes-not-dead-after-millie-bobby-brown-expresses-interest-in-playing-her/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/