ShowBiz

Më në fund dorëzohet! Driloni pranon hapur pëlqimin për Sarën

Driloni dhe Sara janë një nga dyshet më të komentuara në Big Brother Vip Kosova. Prej kohësh ata qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe ndjekësit kanë menduar se diçka më shumë se miqësi është mes tyre.

Pritjes i ka ardhur fundi. Driloni në një bisedë me Laurentin ka pranuar se ka pëlqim për Sarën.

“Pëlqim gjithmonë e kam mendu që duhet me të rreh zemra për dikë, po u dashka me më bë pyetjen edhe njëherë në ‘Prime’ e kam thënë jo e qenkam përgjigj gabim, por kështu më pëlqen dhe e din kjo që më pëlqen. Po, më pëlqen shumë”, u shpreh Driloni.

Në këtë bisedë të Drilonit me Laurentin ishte prezente edhe Sara e cila qeshte teksa po e dëgjonte këtë deklaratë nga ana e tij.

Linku:https://www.instagram.com/drilonrama_/

https://www.youtube.com/watch?v=4qR1g4XVQug

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/drilonrama_/