ShowBiz

CEO i OpenAI dhe familja e tij reagojnë mbi akuzat për abuzim seksual

“Të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta,” thotë familja Altman në letrën e postuar në X
CEO i Open AI, Sam Altman mohoi të martën akuzat nga motra e tij Annie Altman, e cila ka paraqitur një ankesë duke e akuzuar atë për abuzim seksual në fëmijëri.

“…Annie ka bërë pretendime thellësisht lënduese dhe krejtësisht të pavërteta për familjen tonë, veçanërisht Sam”, tha shefi i startup-it në Kaliforni në një letër të bashkë-nënshkruar nga nëna dhe dy vëllezërit e tij dhe të publikuar në platformën sociale X.

“Familja jonë e do Annie dhe është shumë e shqetësuar për mirëqenien e saj. Kujdesi për një pjesëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë”, shkruan ata.

Familja Altman tha se janë përpjekur të ndihmojnë vajzën dhe motrën e tyre, duke i mbuluar shpenzimet e saj dhe duke i garantuar “mbështetjen financiare mujore, e cila presim të vazhdojë për pjesën tjetër të jetës”.

“Pavarësisht kësaj, Annie vazhdon të kërkojë më shumë para nga ne”, thanë ata, duke theksuar se kanë vendosur të përgjigjen publikisht pas ankesës ligjore të Anne-së të paraqitur të hënën ku ka akuzuar Sam për abuzim.

“Akuza më e keqe që ajo ka bërë është se ajo është abuzuar seksualisht nga Sam kur ishte fëmijë”, tha familja.

“Të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta.”

Sipas ankesës, Annie – e cila është nëntë vjet më e re se Sam Altman – pretendon se sulmet kanë ndodhur nga viti 1997, kur ajo ishte tre vjeç, deri në vitin 2006.

Linku: https://www.geo.tv/latest/584161-openai-chief-sam-altman-denies-sisters-sexual-abuse-accusations

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/samhaltman/photos