Shtëpia e Big Brother Vip 4 nuk gjen qetësi. Dinamika e lojës me hyrjen e Gjestit ka marrë një tjetër rrjedhë. Pjesa më e madhe e banorëve e kanë sulmuar verbalisht.
Dhe pse u paralajmëruan me zarf të zi duket se një pjesë e tyre përsëri kanë vepruar impulsivisht dhe kanë rënë në grackën e Gjestit duke e fyer dhe ofenduar rëndë.
Produksioni ka dalë në njoftimin e papritur:
Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual.
Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë.
Linku: https://www.instagram.com/p/DExUG8pslFK/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/