Stresi ka bërë një reagim të fortë kundrejt produksionit të Big Brother Vip Albania. Me anë të një postimi në story në instagram Stresi i ka kërkuar produksionit që të marrin masa ndaj bullizimeve që janë bërë Gjestit.
“Big Brother Vip po jam mendimin… tim… dje në prime as nuk keni kritiku asnjë banor për bullizimin ndaj Gjestit. Po i përmëndin motrën, nënë dhe prap po rrini të heshtur. Ato zarfet e zeza mos i ktheni mbrapsht por bëhuni pak më transparent…” shkruan Stresi.
Ju kujtojmë se Stresi që në hyrjen e Gjestit brënda ne Big Brother Vip Albania e ka treguar mbështetjen e tij për të, ai madje ka reaguar disa here ne rrjetet e tij sociale për sjelljen e banorëve kundrejt Gjestit.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C6e_l1bCCZx/