Një nga banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valbona ka shpërthyer në lot ditën e sotme. Gjatë një bisede me Aldon, Valbona ka shpërthyer në lot duke treguar se ndjehet shumë e paragjykuar nga banorët e tjerë.
“Jam shumë e mërzitur sepse të gjithë vetëm gjykojnë dhe paragjykojnë nuk pyetët njëhërë se si ndihem unë se si jam se cfarë mendoj apo se cfarë ndjej. Vetëm Bona kjo Bona ajo. Unë vetëm kryqëzohem për çdo gjë, Bona nuk ka të drejtë për asgjë, nuk ka të drejtë të pëlqej asnjë“ u shpreh Valbona mes lotëve.
Ju kujtojmë se Valbona ka patur debate shumë të ashpra ditët e fundit por sidomos gjatë Prime ku është komentuar se për kë ka pëlqim ajo për Laertin apo për G Banin dhe duket se kjo gjë e ka rënduar shumë Valbonën nga ana psikologjike.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DEw6TwFMHZp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valbona.mhilli/