Blero ka qënë i ftuar në emisonin “Shqipria Live” ku ka komentuar sjelljen e G Banit kundrejt Gjestit. Moderatorja e programit ka shfaqur një video të një debati shumë të fortë mes Gjestit dhe G Banit ku ky i fundit i kthehet Gjestit dhe i thotë “Të fala mamit dhe motrës tënde” ky koment nga G Bani është komentuar shumë në rrjetet sociale edhe nga personazhet publike ku kane kerkuar qe te merren masa nga Vellai i Madh.
Dhe kur moderatorja e pyet Bleron se si e komenton këtë debati ai i përgjigjet “edhe ne i themi G Banit të fala mamit dhe motrës tëndë“.
Pas mbarimit të emisionit Blero ka bërë një deklaratë në story në instagram duke i kërkuar falje familjes së G Banit.
“Kërkojë ndjesë publike familjes së G Banit nëse janë ndjerë të lënduar nga komentet e mia gjatë intervistës në Top Channel. Fjalët e mia ishin thjesht në formë sarkazme dhe në asnjë moment nuk kisha qëllim të lëndoja ndjenjat e tyre. E njoh G Banin që prej 20 vitesh, që nga Top Festi, dhe kam shumë respekt për të dhe familjen e tij. Kjo situatë nuk reflekton ndjenjat e mija të vërtëta dhe shpresoj që të më mirkuptojnë“ u shpreh Blero.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Csy7yaItIHY/