Home Lifestyle Parashikimi i motit, 17 janar 2025
Parashikimi i motit, 17 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 17 janar 2025

0
0

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 14°C vlera maksimale, e cila pritet në Fier dhe Divjakë.

Era do të fryjë e lehtë dhe  mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1- 2  ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: