Home Lifestyle Parashikimi i motit, 20 janar 2025
Parashikimi i motit, 20 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 20 janar 2025

0
0

Dita e hënë për territorin shqiptar mbetet ne mbizotorëmin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alterime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vransirave. Në pjesën e parë të ditës do të kemi intervale me kthjellime të shkurtra ndërsa vransirat e shpeshta do të jenë dominante në territorin shqiptar, më të dukshme bëhen në pjesën e dytë të ditës ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat jugore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në zero apo minus 1 gradë celcus në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka. Në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit janë luhatur nga 3 dhe shumë pranë 9 gradë celcus në vijën bregdetare, përsa i përket mesditës do të kemi temperatura të larta me maksimume të cilat regjistrohen shumë pranë vlerave 18 gradë celcus në vijën bregdetare dhe në 17 gradë celcus kemi maksimumet në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore pritet që maksimumet të jenë jo më shumë se 11 apo 12 gradë celcus në orët e mesditës. Parametri i erës do të jetë me një shpejtësi 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimorë.

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=VXQZksEo5UQ

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-vector/zodiac-wheel-space-background_4674088.htm#fromView=search&page=1&position=35&uuid=4e3f1b37-ec41-4d0d-85ff-50379291bd04&new_detail=true&query=horoscope