Home ShowBiz “Sa kthehet kamera ti bën poeten” Gjesti me kunja ndaj Eglit
“Sa kthehet kamera ti bën poeten” Gjesti me kunja ndaj Eglit
0

“Sa kthehet kamera ti bën poeten” Gjesti me kunja ndaj Eglit

0
0

Egli dhe Gjesti janë ndër banorët më të komentuar të këtij Big Brother për raportin jo shumë të qartë që kanë, që me fjalë thojnë që janë miq ndërsa me vepra flirtet nuk mungojnë mes tyre. Mbas “Prime” Egli ka biseduar me Gjestin per ndjesite e saj dhe i ka kerkuar që të jetë më i qartë në raportin e me te.  

Pjesë nga biseda e Eglit me Gjestin: 

Egli: Më ke thënë shpar që unë nuk du me të lëndu dhe nuk më ke kthyer përgjigje për një pyetje që unë të bëra pas kësaj dhe të thashë kush është mbrojtja jote kundrejt meje. Pra ti nuk do të më lëndosh po si sillesh ti, pra çfarë ndryshon ti në marrëdhënien tonë që mos ta bësh këtë gjë. 

Gjesti: Unë të kam treguar. 

Egli: Ca, ca më ke treguar një njëri që ngrofet dhe ftofet cdo dy orë. Pra tani jemi këta që jemi këtu që unë vdes për këtë gjënë dhe mbas dy orësh ti kalon ikën nuk flet fare shtrihesh fle dhe nuk e merr vesh a ka gjë ky njeri apo jo. 

Gjesti: Unë nuk i jap llogari askujt.

Egli: Kush po të kërkon llogari. 

Gjesti: Po çfarë? Unë shtrihem kur të dua dhe zgjohem kur të dua. 

Egli: Pse po më flet kështu, unë po të flas si njeri. 

Gjesti: Po ti po thua jo shtrihesh jo zgjohesh jo po nuk flet. Çfarë po thua? 

Egli: Arrij të dalloj ndryshimin kaq, ty mund të të vi me plas po unë arrij të dallloj kur po më jep një gjë dhe kur po më jep një gjë tjetër. 

Gjesti: Po kur unë të them që dua të rri vetëm dhe dua të largohem nga njërëzit. Ça ka të keqe këtu? 

Egli: Po un nuk jam njerzit ashtu si nuk je ti për mua. Po kur të të largohem unë mos më hajde pastaj mos më hajde hic. Merre parasysh që kur do të largohesh atëhere rri larg.

Gjesti: Jo jo.  

Egli: Atëhere je narcist.  

Gjesti: Un nuk po them që dua të ndahem nga ty, un thjesht po them që nuk dua të rri më asnjë. 

Egli: Dhe kjo do ndodhi sa herë do ti dhe unë të iki dhe të iki dhe të vi kur do ti.

Gjesti: Po, pse po të lëndon ty kjo? 

Egli: Po 

Gjesti: Hajde mos fol pa lidhje.

Egli: Ore me ty nuk del kurrë e drejta dhe kush po të kërkon llogari unë po të them ndjesitë e mija. Ti je i lirë të bësh si të duash ti se unë nuk kam ardhur as të të zgjojë as kam ardhur të të prish gjumin, as kam ardh me bo drama, filma, stila. Unë po të shprehem  
Gjesti: Edhe unë po të shprehem e spo bëj drama. Ti sa kthehet kamera ti bën poeten.

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DFG8VcKon-h/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/DDqLzB5IS63/