ShowBiz

‘Nuk kam marrë sinjale të mira për Gjestin’, Xheneta ndan shqetësimin e saj pak para finales së BBVK

Xheneta është shfaqur e shqetësuar për shkak se deri më tani nuk ka marr asnjë sinjal nga Gjesti. Ajo madje në një diskutim me Drilonin tha se banorët që kanë hyrë në shtëpi për të qëndruar me ta 24 h i kanë dhënë sinjale jo shumë të mira. Megjithatë vlen të theksohet se ajo nuk e ka ende të qartë se çfarë bëhet me Gjestin jashtë.

Driloni u mundua ti jepte kurajo se do të ballafaqohej me gjërat jashtë.

“Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mëndu”, i tha Driloni.

Xheneta tutje u shpreh se po përgatitet psiqikisht për gjithçka. Por si do të reagoj ajo kur të marrë vesh se ai është pjesë e BBV dhe a do të ketë një rekrutim të Xhenetës nga ky produksion mbetet për tu parë.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/