Arbana Osmani në emisionin e saj ku kishte të ftuar Adriana Matoshin ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private. Duke iu referuar sfidave që ka kaluar Matoshi në jetën e saj Arbana zbuloi pak më shumë për ardhjen në jetë të vajzës dhe psiguritë që kishte.
“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë. Isha në mes të punëve. Kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dheee… ngela shtatzënë. E pastaj, dole ti, në një intervistë që flisje për kancerin, me katër fëmijë, edhe me filma, edhe kishe kaluar edhe tumor.
Thashë “Arbana, mos u anko fare, mos fol fare, fare, as mos mendo fare, se shi ko Adriana… Super grua.”
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=PTC1EAcBqEA
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/arbanao/