Home Lifestyle Parashikimi i motit, 25 janar 2025
Parashikimi i motit, 25 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 25 janar 2025

0
0

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verior dhe veriperëndimore të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore.

 Ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mengjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 20°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: