Home Lifestyle Parashikimi i motit, 27 janar 2025
Parashikimi i motit, 27 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 27 janar 2025

0
0

Dita e hënë për territorin Shqiptar do të vijoj të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime në vijën bregetare në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të lehta të vranësirave, pjesa e dytë e ditës do ti bëjë vranësirat më të dukshme dhe të fokusuara kryesisht në zonat veriore dhe verilindore por nuk priten rreshje.

Përsa i përket temeraturave të ajrit orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në –1 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka. Ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat minimale gjatë mëngjesit janë regjistruar nga 5 gradë celcius deri në 10 gradë celcius në vijën bregdetare.

Përsa i përket mesditës do të kemi maksimume të cilat do të jenë në vlerën 19 gradë celcius të regjistruara në jugperëndim të territorit Shqiptar, në qytetet e zonës së ulët vlerat maksimale luhaten nga 16 deri në 18 gradë celcius. Ndërsa në zonat malore në orët e mesditës do të jenë maksimumet jo më shumë se vlera 13 gradë celcius.

Përsa i përket parametrit të erës herë pas here do të fitoj shpejtësi do të jetë nga drejtimi jugor me një shpejtësi rreth 40 kilometra për orë.

Burimi i artikullit: 

https://www.youtube.com/watch?v=SqoGsC2-Qus

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/aerial-view-of-white-concrete-buildings-during-golden-hours-681368/