Jozi, Aldo dhe Egli janë konfrontuar ditën e sotme për situatat e ndodhura gjatë “Prime” po veçanërisht për zinxhirin e shpëtimit. Gjatë debatit situata ka eskaluar nga Jozi dhe Egli ku u përdorën gjuhë fyese dhe kërcënuese nga ana e Jozit.
Pjesë nga debati i Jozit, Aldos dhe Eglit:
Egli: E di që doni me më pa jasht.
Jozi: Jo, jo e ke gabim.
Aldo: Jo.
Egli: Po ec o Aldo ha bukë tani, të bëftë mirë mëngjesi. A është bërë i mirë?
Aldo: Po shumë i mirë është bërë. Mos e projekto veten Egli.
Egli: Valbona nuk duhet të zgjidhte Jozin te zinxhiri i shpëtimit, se edhe baba ta kem kur po lë kokrrën e namit këtu i them ik se na fëlliqe na more fytyrën, shko në shpi i them.
Jozi: Shi si bën kot.
Egli: Për Zotin nuk bëj kot fare.
Jozi: Po ti ça nuk bërë, shkele mbi veten tënde.
Egli: Çar më? Kur më? Ti duhet të kishe dal po ta kaloj Gert Ferra. po njerëzve mesa duket fytyra Jozit i është bërë e zakonshme. Po Jozi e ka rradhën e kanë shpëtuar dy, tre herë e ka dashur fati. Paç fatin e Jozit.
Aldo: Jozi përpara G Banit?
Egli: Të dy bashke përdore.
Aldo: Jo me rradhë flas.
Egli: Të paktën G Bani e ka një anë reflektimi, Jozi nuk e ka kurrë anën e reflektimit. G Bani vjen dhe të thotë më fal se isha me nerva.
Aldo: Edhe ky e thotë.
Egli: Jo ai nuk e bën, ai ja vë fajin dikujt tjetër se nuk e mban dot peshën e atyre që nxjerr nga goja e vet, nuk është aq burrë.
Jozi: Në lidhje me?
Egli: Të thotë e thashë dhe më fal, të shkoj ti thotë gocës e thashë dhe më fal, babait të vetë ti thotë më fal.
Jozi: Nëse ka burrë këtu ja ku e ke përpara dhe kur e them një fjalë e di se shembet bota nuk e kthej mbrapsh. Në rregull!
Egli: Nuk je burrë.
Jozi: Në rregull.
Egli: Nuk je burrë.
Jozi: Nëse do të ma provosh burrninë hajde folim në gjëra të tjera.
Egli: Ku të vi? Ku të vi? Ma trego pak ku të vi me ma tregu burrninë?
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=6SuBJJswEtQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DEav5W2I4Y1/?img_index=1