Dea Mishel ka komentuar sjelljen e G Banit në Big Brother Vip Albania. Me anë të një postimi në instagram, Dea e quan G Bani si “çunë lagje” duke ju referuar debatit me Klajdin që eskaloi në gjuhë ofenduese.
Në postimin e saj dea shkruan: “Njerëzit e ruajnë fëmijën brënda vetes në mënyra të ndryshme. Disa pikturojnë, disa meditojnë ndërsa G Bani i zgjidh debatet e forta me ‘ju q*** d*** ropt kujt gënjen‘. Nostalgjike nga kohe e kur çunat e lagjes luanin me futboll dheziheshin për topin. Është e vlefshme po ta mendosh. Unë s’do gënjeja psh se do më vinte keq. Mënyrë e dyshimtë por efikase për të zbardhur të vërtetën. Siç thonë rëndësi ka qëllimi dhe jo mjeti. Dhe qëllimi është e vërteta absolute. Jam ironike… ose jo… ose po…” shkruan Dea Mishel.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/deamichellee/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DFJQ6sNtqdg/?img_index=1