Në emisionin “Ftesë në 5″ ishin të ftuar Gaz Ujkashi, Mardiola Baço, Olsi Abazi, Monika Lubonja, Meridian Ramçaj, ku kanë folur për dinamikat e fundit të Big Brother Vip. Moderatorja e programit u ndal më shumë në çiftin më të përfolur të momentit Gjesti me Eglin.
Gjatë diskutimit Mardiola Baço ish banore e Big Brother ka bërë një koment që ka çuditur të ftuarit. Ajo është shprehur se sjellja e Eglit kundrejt Gjestit i duket më shumë sikur Egli eshte ne shërbim te Gjestit se sa si sjellja e një vajze që ka pëlqim për një djalë.
“Unë tek ndjenja e tyre nuk hy aq thellë sepse duke parë dy të rinjë që miklohen me njëri tjetrin, më pëlqen pa fund që më pëlqen, mirpo nuk më pëlqen posesiviteti që ka Egli. Unë mendoj që është më i shfrytëzuar Egli kundrejt Gjestit. Duket që Egli e ka pjesë të karakterit posesivitetin. Egli është më tepër pjesë e lojës së Gjestit dhe dje e falenderoi që i lan rrobat. Unë mendoj që Gjesti ka fituar një lavatriçe me ngjyra dhe kaq, është shumë e thjeshtë.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.bing.com/images/search?view=detailV2&ccid=zJoT9iQb&id=165901DCE43B3D42DCC6B4ABAD2930484FB2E135&thid=OIP.zJoT9iQbAIejolR9HhnxkgHaEK&mediaurl=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2Fwp-content%2Fuploads%2F2021%2F08%2FBB-Frame-1-1.png&cdnurl=https%3A%2F%2Fth.bing.com%2Fth%2Fid%2FR.cc9a13f6241b0087a3a2547d1e19f192%3Frik%3DNeGyT0gwKa2rtA%26pid%3DImgRaw%26r%3D0&exph=720&expw=1280&q=big+brother+Albania+Vip+logo+&simid=608036090123717658&FORM=IRPRST&ck=AED9967B7E6EBC0B3AF8BC8C70AF0766&selectedIndex=2&itb=0&cw=1375&ch=664&ajaxhist=0&ajaxserp=0