Jori Delli është kthyer në një nga modelet më të dashura për publikun brenda dhe jashtë vendit.
Prej kohësh Jori është në një romancë dashurie me reperin e njohur italian.
Fred De Palma dhe Jori duken super të lumtur përkrah njëri-tjetrit dhe janë njohur para shumë vitesh. Dhe pas shumë kohësh kur të dy ishin single janë takuara rastësisht disa herë dhe gjërat kanë lindur avash mes tyre.
Ajo jeton mes Shqipërisë dhe Italisë për shkak të angazhimeve profesionale.
‘Jemi parë pas shumë vitesh rastësisht, unë isha jo e lidhur edhe ai ishte beqar. Jemi takuar dy-tre herë rastësisht dhe pastaj kemi filluar të flasim. Ka lindur një gjë avash-avash, por ka qenë shumë e bukur. Nuk e prisja, sepse mendoja që marrëdhënia jonë do zgjaste një muaj ose dy’.
Po ashtu Jori u shpreh se ka dëshirë të ketë tre fëmijë në jetën e saj, ajo tha se jam natyrë tradicionale dhe romantike. Jori u shpreh se dëshiron të bëjë më përpara dasmën me një ceremoni shumë private.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Gw91GDNSlnU
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DFEKibItApe/?img_index=6