ShowBiz

“Je duke më dëmtuar!” Çfarë ndodhi mes Egla Cenos dhe Olti Currit?

Një lajm i Egla Cenos ku fliste për Gjestin banorin e BBV4 dhe Luizin fituesin e BBV3 ka bërë xhiron e rrjetit. Egla ka akuzuar portalin “Kryefjala” se ka nxjerr nga konteksti atë që ajo ka thënë për dy persona në fjalët. Ajo ka akuzuar dhe Olti Currin duke menduar se portali “Kryefjala” është i tij edhe pse ky i fundit e ka sqaruar me anë të një postimi ne instagram se portali në fjalë nuk është i tij.  

Egla Ceno: “Të kam shumë xhan po gjella me krip, kripa me karar! Titulli i lajmit tënd nuk ka lidhje me të vërtetën, atë të vërtetë që pastaj e ke pasqyruar edhe në artikull. Je duke më dëmtuar! E ke copy paste në çdo media këtë “shpikjen” tënde!” 

Olti Curri: “Egla Ceno një sqarim i vogël, unë tek Olti Curri në Facebook postoj çdo link të portalit Kryefjala sepse bashkëpunoj duke i dhënë këtë hapsirë. Lajmet janë prodhim dhe përgjegjësi e gazetarëve të portalit. Që mund ti shkruash këtu.” 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/olticurri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DDj-o7-taem/?img_index=2