Lifestyle

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2025

Dita e shtunë për territorin Shqiptar nis me mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të lehta të vransirave, parashikohet që në pjesën e dytë vransirat të bëhen më të dukshme të cilat më të fokusuara pritet të jenë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes vonë.

Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që minimumet në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka të regjistrohen në 0 gradë celcius.

Në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit do të luhaten nga 4 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë celcius në vijën bregdetare.

Përsa i përket mesditës do të kemi maksimume të cilat do të jenë në vlerën 15 gradë celcius të regjistruara në vijën bregetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të kemi maksimume jo më shumë se vlera 14 gradë celciusNë zonat malore temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të luhaten nga 6 e deri në vlerën 9 gradë celcius.

Përsa i përket parametrit të erës nuk shfaqet problematik pasi do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. 

Burimi i artikullit:

https://www.youtube.com/watch?v=RugLlQ-7bX8

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-autumn-birch-trees-in-sunlit-meadow-30396397/