Sara Hoxha, producentja e “Big Brother Vip” ka ndarë me ndjekësit e saj një postim emocionues në rrjetet sociale, duke zbuluar surprizat e mbrëmjes së sotme në spektakël. Sipas postimit të saj, pas publicitetit të katërt, banorët do të dëgjojnë zilen dhe pasi të hapin derën do të mirëpresin katër banorë të rinjë në shtëpi.
Më pas, të gjithë do të ulen në dhomën e ndenjes, ku Ledioni do të hap lidhjen me shtëpinë për të zhvilluar një bisedë me banorët e rinjë. Pas kësaj spektakli do të ndërpritet për publicitetin e pestë. Ky zhvillim pritet të sjellë dinamika të reja dhe emocione të forta në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, duke shtuar kuriozitetin e publikut për atë që do të ndodhë më tej.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=951658750335940&set=a.638070645028087