
Keisi Medini ka reaguar për ofendimiet e Vserlos ndaj Olës duke e quajtur “fenomen i shëmtuar“. Keisi ka treguar se nuk ka dashur të reagoj për situatat që ndodhin në Big Brothër, por këtë herë është ndjerë ‘e detyruar‘ për shkak të ofendimeve të shumta që Vserlo ka bërë kundrejt Olës.
Keisi Medini: “Une nuk para kam shkruajtur per BB, as kur kam qene vet, as kur kam pasur babin. Por dicka doja te shkruaja, jo sepse jame shoqe e Oles, por sepse cfare i ndodh Oles eshte nje fenomen shume i shemtuar qe prek te gjitha vajzat shqiptare. Duhet te kesh shume kurajo te futesh ne Big Brother, sepse ose do te quajne mendjelehte sepse ti ske qef debatet dhe zhurmen ose do te quajne mendjemadhe dhe arrogante nese ti do te mbrosh veten. Eshte turp qe vajzat sulmohen vazhdimisht per moralin, ndershmerine dhe vlerat e tyre thjeshte sepse marrin fryme. Nderkohe qe asnje djali nuk i ndodh kjo gje. Kjo tregon qe shoqeria Jone duhet ende te zhvillohet dhe te kuptoj rolin qe kane vajzat qe dalin ne ekran per te ndergjegjesuar mentalitetin tone te kalbur.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/keisimedini/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/DF5bgnFNSLR/?img_index=1