ShowBiz

Nje vendim i papritur trondit shtëpinë – Tensionet arrinjë kulmin!

Një sfidë që kërkonte bashkëpunime dhe durim ka shkaktuar tension në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Banorët u ndanë në grupe dhe u lidhën me litarë, por për disa kjo detyrë u bë e vështirë.

Egli pjesë e grupit me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u ndje e mbingarkuar emocionalisht dhe refuzoi të vazhdonte: “Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Nuk mund të rri e lidhur.”

Pavarsisht përpjekjeve të Gertës dhe të tjerëve për ta qetësuar ajo vendosi të shkëpuste litarin, duke sjellë një dënim për grupin. Ky veprim ka arritur tensione mes banorëve dhe mbetet për tu parë ndikimi i tij në dinamikat e shtëpisë.  

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DGZpAfmoaOV/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=951658750335940&set=a.638070645028087