
Territori shqiptar ditën e hënë parashikohet të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që të kemi vransira të dendura që në orët e para të mëngjesit kemi rritje të lagështirës në ajër çka do të bëjë që të kemi prezente në orët e para të ditës momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore kemi rishfaqje të dëborës pjesa e dytë e ditës do ti bëjë reshjet më të dukshme pritet që herë pas here në ultësirën perëndimore të kemi dhe rrebeshe të izoluara shiu kryesisht në zonat qëndrore dhe në zonat jugore. Ndërsa në zonat malore do të vijoj të kemi prezente rreshjet e dëborës me intesitete deri në mesatare. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar deri në – 6 gradë celcius në qytetin e Pukës dhe të Peshkopisë.
Ndërsa maksimumet në zonat malore pritet të jenë jo më shumë se vlera 8 gradë celcius. Përsa i përket ultësirës perëndimore në orët e para të mëngjesit vlerat minimale nga 2 dhe deri në vlerën 6 gradë celcius, ndërsa në orët e mesditës do të kemi maksimume të cilat regjistrohen deri në vlerën 15 gradë celcius. Parametri i erës do të jetë më një shpejtësi jo më shumë se 40 kilometra për orë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blue-cloudy-sky-86695/