
Edlira Çepani dhe familja e sajpo kalojnë momente të vështira për shkak të humbjes së parakohshme të Gert Bogdanit.
Bashkëshortja e tij ka zbuluar se si po i përjeton këto muaj të trishtë pa Gertin.
‘Unë nuk jam mësuar të jetoj pa Gertin. Është interesante që në këtë shprehjen që në fakt nuk është në shqip, është në anglisht që “ti je gjysma ime më e mirë”, ai ishte gjysma ime më e mirë. Unë tashmë jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara për hir të fëmijëve. Jam në një ëndërr të keqe që nuk po mbaron. Kjo është një nga problemet më të mëdha, që ti kërkon të zgjohesh por nuk zgjohesh dot dhe sa herë zgjohesh përballesh me një realitet që nuk bie dot dakord. Është diçka me të cilën nuk mësohesh dot dhe është një ndjesi që të gjithë ata që e kanë kaluar një gjë të tillë, një hall të tillë e kuptojnë shumë mirë, është një ndjesi që dhimbja nuk mbaron, ti mësohesh të jetosh me të, ngre kokën dhe ecën përpara dhe mësohesh të vësh ditë pas dite një maskë që të mundëson të dukesh sikur po jeton një ditë normale që për ty nuk është.
E thashë pak edhe në fillim, mbështetja e jashtëzakonshme e çdo njeriu që unë kam takuar, që më ka përqafuar fort, që më ka shkruar ka qenë një forcë e madhe për mua për të gjithë familjen. Në këto 5 muaj, sa herë unë dal në rrugë, ka njerëz të cilët më ndalojnë, më thonë ndjesë se nuk të njoh por doja të të jepja një përqafim dhe kjo është një nga forcat më të mëdha që ne kemi pasur. Njerëz pafund që më kanë shkruar historitë e tyre, gra që më kanë treguar eksperiencat e tyre që ishin të ngjashme me këtë dhe më kanë dhënë forcë për të ecur përpara dhe për t’u bërë një zë edhe për ato. Gra të cilat më kanë shkruar për shumë lloje eksperiencash të cilat jo gjithmonë janë të mira. Më kanë treguar sesi nuk ia kanë dalë dot, sesi kanë qenë vetëm, sesi duke më parë kanë gjetur forcë edhe ato për të ecur përpara dhe kjo më ka dhënë forcë edhe mua, edhe një lloj përgjegjësie për të shtyrë përpara të gjitha gjërat çuar përpara atë mision që ne kishim nisur bashkë me Gertin qëkur u kthyem, qëkur vendosëm të ktheheshim në Shqipëri.
Ne kishim dëshirën që Shqipëria, të bënim diçka, të jepnim një kontribut dhe ai realisht u mundua me gjithë shpirt, me gjithë vështirësitë që kishte dhe gjithë problematikat që dalin në Shqipëri kur ti je një njeri që do të ecësh me integrritet, do të ecësh në rrugën e drejtë.. ai ia doli sepse mirësia e tij, integriteti i tij, gjithë ajo çka kishte bërë i bashkoi të gjithë njerëzit. Kjo është një nga trashëgimitë më të bukura që na ka lënë, mua, fëmijëve, familjes së tij, të gjithë neve që e donim dhe atyre që besojnë se një jetë me vlera ia vlen.’
Linku:
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C1FYiSftzDp/?img_index=1