ShowBiz

Eni Çobani zbulon për herë të parë pengun e jetës

Eni Çobanin dhe pse jemi mësuar ta shikojmë gjatë gjithë kohës në ekran kur vjen puna tek jeta private ajo është munduar ta mbajë sa më hermetike. Në daljen e saj të fundit për emisionin Sol Eni ka zbuluar pengun e saj më të madh të jetës.

I gjithë ky peng lidhet me mundësinë për të pasur një fëmijë tjetër përveç Aldit.

“Ardhja e Aldit për mua ka qenë një dashuri e jashtëzakonshme. Të vetmin pishman kam që nuk solla në jetë fëmijë të tjerë. Tani në moshën që jam e kam një pishman shumë të madh sepse Aldi është rritur, është bërë i pavarur, ka jetën e tij dhe shumë prezent tani me ne nuk është sepse ka shoqërinë e tij dhe ne na mungon një gjë tjetër ta kemi në duar, kështu që patjetër që jam për familjet që kanë shumë fëmijë. Uroj që Aldi ta shtojë numrin e fëmijëve, i kemi vënë ca detyra që në të ardhmen e afërt nëse ai do të lidhet dhe patjetër që po, të na bëjë dy apo tre fëmijë sepse ndoshta do të plotësojë një çikë atë mungesën tonë”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=1krqGS76r40

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/enicobani/