
Dita e mërkurë do të sjelli rritje të temperaturave të ajrit në të dyja vlerat ekstremume ditore në territorin shqiptar duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të rriten deri në vlerën 2 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 6 deri në 11 gradë celcius, edhe në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang teritori të regjistrohen në vlerën 18 gradë celcius dhe temperaturat më të larta do të jenë në qarkun e Fierit dhe të Vlorës.
Përsa i përket zonave malore do të kemi maksimume shumë pranë vlerave 12 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike pjesa e parë e ditës do të jetë me intervale të shkurta me kthjellime më prezente do të jenë në zonat jugperëndimore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë kalime të shpeshta të vransirave, vransira të cilat në pjesën e dytë të ditës gradualisht do të shtohen duke bërë që të kemi herë pas here momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore ku më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore.
Ndërsa përsa i përket zonave malore kemi rishfaqje të flokëve të dëborës. Përsa i përket parametrit të erës do të fitoj shpejtësi pasi pritet të jetë edhe në 55 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi jugor.
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photography-of-asphalt-road-near-trees-775203/