Lifestyle

Parashikimi motit, 1 mars 2025

Dita e shtunë për territorin shqiptar nis në mbizotërimin intervaleve të shkurtra me kalime të shpeshta të vransirave por parashikohet duke filluar nga orët e mesditës fhe në vijim do të kemi shtim të vransirave në të gjithë territorin shqiptar, më të dukshme pritet të jenë si fillim në zonat veriore. Më pas gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin duke bërë që herë pas here të pësoj zhvillime të përkohshme dhe do të kemi mundësira për momente të pakta me rreshje shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore kemi rishfaqje të rreshjeve të dëborës më të dukshme pritet të jenë në skajin verior dhe verilindor.

Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi rënie të tyre me të paktën 1 gradë celcius duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të zbresin në 1 gradë celcius. Ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore parsshikohet të luhaten nga 4 dhe deri në vlerën 9 gradë celcius, edhe në orët e mesditës do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 14 gradë celcius në vijën bregdetare.

Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të luhaten nga 11 e deri në vlerën 13 gradë celcius edhe në zonat malore do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerës 9 gradë celcius. Parametri i erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 40 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi verilindor. 

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=21nV6scwiqs

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/green-coconut-trees-near-body-of-water-1049298/