ShowBiz

Nga takimi i parë tek puthja, Krisa zbulon detaje nga lidhja me Tirin

Krisa dhe Tiri janë një nga çiftet më të komentuara të Big Brother në këtë edicion dhe pse qëndruan shumë pak kohë brenda shtëpisë vip.

Në daljen e saj të fundit Krisa ka zbuluar se si është njohur me Tirin.

E kam ftuar në programin tim, ka qenë i ftuari i tretë i imi, unë sa kisha nisur atëherë. Duke qenë se ishte pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, ishte më e thjeshtë që ta ftoja, kështu që kontaktova Tirin dhe ai erdhi me shumë kënaqësi. Dhe kështu u njohëm. Mendimi i parë ishte ‘sa mendjemadh qenka ky’ (qesh). Intervista shkoi shumë mirë por nuk patëm më kontakt pas kësaj. Regjisorja atëherë më tha në kufje që kishim një kimi bashkë. Pastaj erdhi Festivali, ne ndiqeshim në Instagram dhe më uron. Në Festival jemi lidhur akoma më shumë, ka qenë një suport shumë i madh për mua, sepse ishte hera ime e parë në një skenë të tillë.

Krisa zbuloi detaje nga puthja e tyre e parë dhe momentin që ajo kuptoi se ka ndjenja për të.

Nuk isha shumë gati për një marrëdhënie të re. Ia kisha stopuar pak këtë pjesë dhe kisha mirëkuptimin e tij. Kur kishim dalë një natë për të pirë, aty ndodhi puthja e parë. Gjatë Festivalit kuptova që kisha ndjenja për të dhe u frikësova pak. Tiri është një djalë shumë i mirë, më suporton gjithmonë, jemi mbështetja e njëri-tjetrit.

Linku: Live From Tirana

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/krisacaushii/