Egi Tako është kthyer në një nga emrat më të lakuar të momentit. Largimi i saj nga Big Brother ka shqetësuar familjarë, miq dhe ndjekës. Teksa pjesa më e madhe i kanë uruar shërim të shpejtë ka ardhur dhe një reagim nga ajo në rrjete sociale për ndjekësit.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë”, – ka shkruar ajo.
Ajo e cilëson këtë ndjesi si diçka të çuditshme, duke treguar se ndonjëherë arrin ta ndihmojë veten, e ndonjëherë jo.
Në fund, Egli pranon se në këto momente ka nevojë për ngrohtësinë dhe përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj.
Linku:https://www.instagram.com/eglitakoooo/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/eglitakoooo/