
Gjesti ka reaguar me një mesazh për familjen e Eglit dhe vetë këngëtaren duke i kërkuar falje. Ai ka ndarë ketë mesazh me ndjekësit.
‘Jam munduar ta shpjegoj, ke pasur kokën e budallicës, por unë e di që ti mund të përmirësohesh. Të kërkoj falje, jashtë do të takoj, do flasim, se dhe unë kam bërë veprime të pakontrollueshme, kurrë me mendimin për të të bërë keq.
Kam ditur me luajt trëndafilin nëpër shtëpi, sa kam mundur, por jo, të kam thënë në fytyrë nuk kam ndjenja, siç duhet të kem për një femër, me jetu me ty, me pas familje.
Të kërkoj falje, edhe familjes tënde, ndoshta kam bërë gjeste palidhje, nuk e di as unë se çfarë po bëj këtu brenda.
Të gjitha gjërat që kam bërë ishin pasi nuk doja të ishim në këtë pikë, shkaktari jam unë, prej meje, që më ke dashur shumë dhe që ke bërë si e çmendur. Nuk kam dashur që të shkonim në këtë pikë. Nuk kam dashur që ti ta lëndosh veten, edhe nëse nuk ma fal, unë e marr dënimin prej Zotit.’
Linku:https://www.instagram.com/gjestt/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/gjestt/