Home ShowBiz ‘U shokova kur e mora vesh’, Redoni reago kështu pas largimit të Eglit
‘U shokova kur e mora vesh’, Redoni reago kështu pas largimit të Eglit
0

‘U shokova kur e mora vesh’, Redoni reago kështu pas largimit të Eglit

0
0

Redoni gjatë gjithë kohës ka shprehur suportin e tij ndaj Egli. Dyshja kanë apsur një raport të veçantë brenda shtëpisë vip dhe duket se njejtë do të vijojë pavarësisht të gjithave. Her pas here ai i ka dhënë kurajo Egllit me mesazhe të ëmbla nga jashtë.

Redoni i ka premtuar se do të ketë një takim mes tyre jashtë dhe të gjithë janë në pritje të një momenti të tillë.

Për daljen e saj këngëtari është shprehur kështu për Top Albania Radio.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja.”-tha Redoni i cili ishte i ftuar ne ‘Top Albania Radio’.

Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar: “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë.”

Linku: Top Albania Radio

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/redonberani/

tags: