Dalja e Eglit nga BBV është shoqëruar me një fluks komentesh nga ndjekësit dhe jo vetëm. Larfii i saj për arsye shëndetësore e bën pak më delikate situatën megjithatë duket se tifozlliku i Big Brother nuk ka të ndalur. Opinionistja Neda Baluku ka reaguar me një postim ku i del në mbrojtje Eglit publikisht në një moment të vështirë emocional për të.
“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”
Linku: https://www.instagram.com/nedaballuku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/nedaballuku/