
Në familjen e Diola Dostit ka vend për festë. Partneri i saj feston ditëlindjen. Në një ditë speciale për ta nuk kishte si të mungonte urimi i Diolës.
Krahas disa kujtimeve të ëmbla së bashku Diola ka shkruar:
“Në një ditë si kjo lindi njeriu që më mbush qelizat e mia me lumturi, dashuri dhe paqe. Faleminderit që je miku i zemrës, krahu im i djathtë, motivi për të besuar në dashurinë e maturuar”, shkroi Diola.
“Jam e bekuar që je pjesë e jetës sime, e familjes time dhe që kam fatin të kem mrekullinë e 8-të të botës në zemrën time”, shtoi ajo.
Krejt në fund Diola falënderoi prindërit e Erolldit për siç tha ajo ‘rritjen e një njeriu me zemër të artë’.
Linku:https://www.instagram.com/dioladostiofficial/
Burimi fotos:https://www.instagram.com/dioladostiofficial/