
FC Bayern në zi, ndahet nga jeta futbollisti 18 vjeçar
FC Bayern mban zi për vdekjen e Guo Jiaxuan
Ish-futbollisti i grupit të të rinjve të Bayern Munichut, Guo Jiaxuan, është konfirmuar se ka ndërruar jetë pas një lëndimin serioz që mori në kokë shkruan DailyMail.
Guo Jiaxuan ra në koma muajin e kaluar pas një aksidenti gjatë një ndeshje stërvitore mes ekipit të meshkujve U-20 të Pekinit dhe skuadrës spanjolle RC Alcobendas në Madrid.
Guo, i cili u zgjodh për ekipin U-17 të Kinës në vitin 2023 dhe dikur ishte pjesë e projektit FC Bayern World Squad të drejtuar nga klubi më i madh gjerman, vdiq një ditë para ditëlindjes së tij të nëntëmbëdhjetë.
Muajin e kaluar, ai shkroi se gjendja e Guo nuk tregoi “asnjë përmirësim” dhe familja “po e pranonte gradualisht realitetin”.
Rrethanat specifike që çuan në dëmtimin e Guo mbeten të paqarta dhe familja e tij ka akuzuar Federatën e Futbollit të Pekinit për fshehje të informacionit në lidhje me incidentin dhe dështimin për të komunikuar me ta.
Ata kanë kërkuar pamjet video të ndeshjes, detaje mbi trajtimin mjekësor të Guo para se të arrinte në spital dhe informacione për sigurimin e tij.
Linku: https://www.france24.com/en/live-news/20250320-chinese-youth-footballer-dies-after-head-injury-in-spain
Burimi i fotos: pexele.com