
Gazetarja dhe moderatorja Jonida Aliçkolli ka publikuar ditën e sotme një koment fyes që një nga ndjekëset i kishte shkruar. “Aman kjo jonida fshatarja e humbur kujton se eshte vipee kjo shemtira” shkruan ndjekësja. Për Jonidën kjo gjuhë komunikimi është e tepërt dhe duhet të merren masa duke qenë se vajza në fjalë është mësuese në një nga shkollat e Korçës.
Jonida Aliçkolli: “Kjo tipja eshte edhe mesuese ne Korçe… Mendoni pak me cfare fryme i edukon femijet. Shpresoj ta shohe dikush kete postim dhe te nisni te merrni masa edhe per aftesine e tyre ne komunikim me nxenesit se çfare s’po na degjojne veshet.
Nuk e di cfare te thote truri i milefosur kur komenton dhe cfare fiton ti nese une jam e shemtuar dhe fshatare? Se po te isha e humbur s’do harxhoje kohe nga jeta jote te me komentoje mua.”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/jonidaalickolli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DBd8Vv7MCDD/?img_index=2