Home Lifestyle Parashikimi motit, 26 mars 2025
Parashikimi motit, 26 mars 2025
0

Parashikimi motit, 26 mars 2025

0
0

Dita e mërkurë për territorin Shqiptar sjell rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 4 gradë celcius në qytetet e zonave malore.

Ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 5 dhe deri në vlerën 10 gradë celcius, gjatë orëve të mesdites do të kemi rritje të temperaturave të ajrit për territorin Shqiptar duke bërë që maksimumet të regjistrohen shumë pranë vlerave 21 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët. Në vijën bregdetare temperaturat e ajrit do të luhaten nga 18 dhe deri në vlerën 20 gradë celcius.

Përsa I përket zonave malore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen shumë pranë vlerave 14 apo 15 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që dita e mërkurë të jetë me alternime dhe kthjellime të vransirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime kryesisht më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës do të kemi dhe momente të pakta me rreshje shiu , më të shumta rreshjet mbeten në zonat veriore.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-26-mars-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/serene-meadow-with-dramatic-cloudscape-31306781/