Dita e premte do të jetë në mbizotërimin e motit të pa qëndrueshëm duke bërë që të kemi dominim të intervaleve të gjata me vransira të dendura në të gjithë territorin Shqiptar duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime.
Do të kemi prezente rreshjet e shiut në zona të izoluara, rreshjet do të shfaqen edhe në formën e rrebesheve të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat jugore. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në 2 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka.
Ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 4 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket mesditës do të kemi maksimume të cilat regjistrohen në vlerën 20 gradë celcius në zonat jugore. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e mesdites do të luhaten nga 17 dhe deri në vlerën 19 gradë celcius. Në zonat malore pritet ditën e premte që maksimumet të jenë jo me shumë se vlera 14 gradë celcius.
Parametri i erës kryesisht do të jetë nga drejtimi jugperëndimor me një shpejtësi jo më shumë se 45 kilometra për orë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/category/parashikimi-motit/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-mountain-landscape-with-green-meadow-31348082/