Home ShowBiz Ja çfarë thotë Xheneta për reagimin e Drilonit: Ka qenë në dijeni për publikimin e videos
Ja çfarë thotë Xheneta për reagimin e Drilonit: Ka qenë në dijeni për publikimin e videos
0

Ja çfarë thotë Xheneta për reagimin e Drilonit: Ka qenë në dijeni për publikimin e videos

0
0

Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama të dy ish banor të Big Brother Vip Kosova kanë patur një përplasje të ashpër në rrjetet sociale e tyre sociale. Pas reagimit të Drilonit ku u shpreh se Xhaneta publikimin e videove e ka bërë për famë, vjen reagimi i Xhenetë. Ajo ka postuar një story në Instagram ku tregon se Driloni ka qenë në dijeni se ajo video do të publikohej

 

Xheneta Fetahu: “Dua të sqaroj publikisht situatën që lidhet me videon ku shfaqet Drilon Rama, e cila është publikuar me qëllim për të treguar mënyrën se si ai sillet dhe si ka tentuar të denigrojë dikë tjetër publikisht.

Videoja është publikuar për të treguar një realitet që nuk është i njohur për publikun, dhe që përfshin një sjellje që është përjetuar si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim-ose siç ai vetë ka thënë: për të “luajtur” me personin tjetër.

Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku është sqaruar se sipas nenit 202 të Kodit Penal të Kosovës, ky publikim është në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, janë paraqitur edhe dëshmi që tregojnë se Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos, si dhe për përmbajtjen e saj.

Në momentin kur kjo video është realizuar, Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e saj dhe nuk ka shprehur kundërshtim për publikimin e saj. Ai nuk ka deklaruar se është kundër publikimit dhe nuk ka refuzuar apo ndaluar shpërndarjen e saj në asnjë mënyrë.

Sot, ai ka zgjedhur rrugën ligjore. Dhe kjo është një zgjedhje që e respektoj. Në përputhje me këtë vendim të tij, dua të bëj të ditur se të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime. shantazhe, tentime për nënshtrim dhe çdo lloj presioni psikologjik që ai ka ushtruar, do të dorëzohen në mënyrë të rregullt në gjykatë si prova zyrtare.

Videoja do të fshihet, vetëm sepse e respektoj ligjin. Por e vërteta mbetet -ajo nuk fshihet dot. Shantazhimin, kercenimin e te gjitha qe i ka ber aj dhe menagjeri i tina do te mirren masa.

Nuk e lo me kaq un jo”

xheneta

xheneta (1)

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DG-xMXftTi4/?img_index=1