Home ShowBiz Ofendoi rënd Arbenitën në këngën e tij të re – Reagon Fero
Ofendoi rënd Arbenitën në këngën e tij të re – Reagon Fero
0

Ofendoi rënd Arbenitën në këngën e tij të re – Reagon Fero

0
0

Fero Fera ka qenë kryefjala e këtyre ditëve pas ofendimit që ai i ka bërë ish bashkëshortes së tij Arbenitës në këngën e re. Kjo këngë e Feros ka patur shumë reagime në rrjetet sociale ku fansat gjykonin Feron për ofendimin që bërë ndaj Arbenitës. Fero ka reaguar ditën e sotme për të sqaruar se si qëndron e vërteta pas këngës së tij që bëri bujë në rrjetet sociale.

Fero Fera: “Reagim: Ju e dini që tash e një kohë jam përballur dhe po përballem ende me një padrejtësi të rëndë: mungesën e të drejtës për të parë vajzën time, Ninën. Kam bërë shumë përpjekje, dhe vetëm prindërit që kanë kaluar në këtë fazë, të cilën unë po e kaloj për kaq shumë kohë, e kuptojnë dhimbjen dhe sa i pafuqishëm ndjehesh kur nuk mundësohet asnjë formë kontakti me fëmijën tënd.

Gjykata ka dështuar të marrë masa ndaj shkeljeve të vendimeve të saj, duke treguar se drejtësia në Kosovë funksionon vetëm për ata që kanë para. Dhe mbi të gjitha, unë asnjëherë nuk do të lejoj që vajza ime të rritet pa praninë time.

Tani kam angazhuar avokaten time për çështje juridike, Bedrije Rexhepi, dhe unë besoj dhe shpresoj që ajo do të më ndihmojë në kthimin e drejtave të mia. Për më tepër, manipulimet dhe ndikimi i motrës së presidentes, e cila është avokate e palës tjetër, kanë ndikuar në këtë situatë të padrejtë. E di që jeni duke pyetur shumë për rikthimin tim në muzikë. Është shumë e lehtë të drejtohet gishti nga dikush dhe të bëhet tabelqitje, por, edhe pse po rikthehem në muzikë, unë e kuptoj shumë mirë se çfarë është e ndaluar dhe e lejuar në besimin tim, dhe besoj se nuk kam arsye t’i jap llogari askujt për vendimet e mia, përveç Krijuesit tim. Sido që të shkojë puna me padrejtësinë time, një ditë muzika dhe gjithçka që do të bëj do të shkojnë në veshin e Ninës, dhe atëherë vajza ime do të kuptojë kush kishte faj dhe kush kishte të drejtë.

Jam falënderues ndaj besimtarëve të besimit tim që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar në momente të vështira. Në fund, të gjithë ne jemi të gabueshëm, ndërsa i pagabueshëm dhe i përsosur është vetëm Zoti i Lartësuar.”

 

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DGVutDotHsq/