
Fituesi i Big Brother Vip Kosova ka reaguar nëtën e mbrëmshme përmes një video mesazhi ku ka sqaruar se videot që ka publikuar Xheneta kanë qenë shaka dhe që ajo e dinte që po bënin shaka. Ai madje ka deklaruar se Xhenetës i mbaroj loja me Gjestin dhe është kthyer nga ai se do të marr vëmëndje.
Driloni: “Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj per shaka. E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/drilonrama_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DHeDimsN-Hf/?img_index=1