
Soni Malaj në daljen e fundit është ngacmuar rreth pjesmarrjes në Big Brother Vip.
A ke marrë ndonjëherë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”?
‘Po, çdo vit. Edhe në vitin që ke qenë ti kam marrë ftesë. Unë nuk e bëj dot, jam shumë tip i mbyllur, privat, nuk debatoj dot. Aty duhet të krijosh shumë dinamika, diskutime, unë kam një prejardhje nga Tropoja, jam shumë e qetë por jam dhe shumë nevrike.
Atë pjesën e mesme jam munduar ta amortizoj këto vitet e fundit. E kam shumë problem nëse do thuheshin gjëra të pavërteta për mua dhe do denigronin figurën time, se normalisht aty është një lojë nervash. Të gjithë banorët duan të kapin atë pikën tënde të dobët.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=jNsBGxjJLd0
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/soni_malaj/