
Vijon moti i ngrohtë si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë veriperëndimore.
Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të ketë reshje të pakta shiu ndwrsa rrebeshe priten në zonat jugore.
Në zonat e thella malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat e Juglindjes deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytetet të zonës së ulët.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com