
Gjesti u pa duke mbajtur dhe luajtur me një palë këpucë të vogla bebesh (të nipit të Eglit).
Ky gjest i tij ngjalli emocione të shumta, pasi ai shpërtheu në një reflektim të thellë për dëshirën e tij të bëhej baba.
“Unë, bab’? Pasha robt më shkon të jem bab’… Qesh fëmija me mu”, tha ai me entuziazëm.
Gjesti e pyet Eglin nëse do t’i shkonte të ishte burri i tezes, dhe Egli duke qeshur i përgjigjej që jo, duke kujtuar se ajo është bërë teze tashmë.
Më pas ai vijoi duke e pyetur nëse i shkonte të ishte baba, dhe se dëshironte të ishte shpejt. Diçka që e ka bërë Eglin të qeshë dhe i ka thënë se nuk mendon që është një përgjegjësi që Gjesti mund ta mbajë dhe të mos i mendojë gjërat kaq gjatë.
Banori ka pohuar se në moment që vjen një fëmijë, përgjegjësia bie mbi të dy prindërit edhe pse ndoshta mund të mos duan, duke vijuar të thoshte se pasi pa këpucët e bebes dëshiron të bëhet baba dhe se nuk bëhet dot vetëm.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/