Home ShowBiz “Luli & Goni Lemes” – Komedia më e re shqiptare që vjen në kinema këtë prill
“Luli & Goni Lemes” – Komedia më e re shqiptare që vjen në kinema këtë prill
0

“Luli & Goni Lemes” – Komedia më e re shqiptare që vjen në kinema këtë prill

0
0

Një valixhe, dy personazhe kryesorë dhe shumë situata komike! “Luli & Goni Lemes” është filmi më i ri shqiptar që pritet të shfaqet në kinema duke nisur nga data 18 prill, dhe premton të sjellë të qeshura pa fund për publikun.

Kjo komedi e lehtë dhe moderne ndjek aventurat e dy personazheve, Luli dhe Goni, në një udhëtim të papritur drejt Shqipërisë. Me një kast të larmishëm aktorësh dhe figura të njohura nga ekrani shqiptar, si Aurela Gace dhe shume te tjere. Filmi prek temat e përditshme me një humor të zgjuar dhe situata absurde, duke ironizuar realitetin me shumë finesë.

Përveç humorit të natyrshëm, “Luli & Goni Lemes” sjell në skenë edhe përplasje brezash, ndryshimet mes jetës në emigracion dhe jetës në vendlindje, dhe çmenduritë që lindin kur kultura, zakonet dhe karakteret përplasen në mënyrën më të paparashikueshme.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/luligonilemes/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIV_-UBsDBn/