Home Lifestyle Parashikimi motit, 12 prill 2025
Parashikimi motit, 12 prill 2025
0

Parashikimi motit, 12 prill 2025

0
0

Në territorin Shqiptar për gjatë ditës së shtunë do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo dhe Erseka do të regjistrohen në 3 gradë celcius.

Në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit do të luhaten nga 6 dhe deri ne vlerën 12 gradë celcius ne vijën bregdetare, edhe në orët e mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në vlerën 23 gradë celcius, tëregjistruara keto në jug perëndim të territorit Shqiptar.

Ndërsa pjesa tjetër e ultësirës perëndimore tepmeraturat e ajrit do ti ketë nga 20 deri në vlerën 22 gradë clecius. Në zonat malore do të kemi maksimume shumë pranë vlerave 18 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike pjesa me e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alterime kthjellimesh kalime të shpeshta të vransirave.

Vransirat do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që herë pas here të krijohet mundësia për rreshje të pakta shiu.

Parametri i erës nuk do të jetë shqetësues pasi do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi perëndimorë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-12-prill-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/green-coconut-trees-near-body-of-water-1049298/